Gara për drejtuesin e SPAK, ka nisur të mërkurën me tre nga tetë prokurorët në garë për postin drejtues kanë patur mundësi të thonë fjalën e tyre të fundit përpara se Këshilli të vendos me votë se cili prej tyre do të drejtojë Prokurorinë e Posaçme të Hetimit.
Kandidatët kanë qenë të ngjashëm në thelb. Vizioni i tyre i përbashkët ka qenë funksionimi i SPAK në mënyrë të pavarur.Dosjet delikate dhe me impakt në opinionin publik janë parë dhe si kriteri mbi të cilat do të bazohet puna e drejtuesit të kësaj prokurorie. Altin Dumani, nuk e përjashtoi veten nga hetimi në grup për çështje delikate.
Të 12 anëtarët e Këshillit pritet të votojnë sot për drejtuesin e SPAK, duke i hapur rrugë plotësimit të strukturës me prokurorë të tjerë. Drejtuesi i SPAK do të këtë një mandate 3-vjeçar dhe ai do të zgjedh edhe kandidatët për BKH, Byronë Kombëtare të Hetimit.