Teksa tha se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha, i komanduar pak kohë më parë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk e ka dhënë dorëheqjen me dëshirë, por ka pasur trysni të mëdha për dosjet e bujshme që po hetonte, gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë sot edhe disa detaje për arrestimin e ish drejtorëve të Rrugëve në Elbasan.
“Vetëm kur ka këruar arrestimin e drejtorëve të rrugëve, zarfi me urdhër arrestet e gjykatës ka qenë i mbyllur dhe policia e Elbasanit e ka vonuar 2 orë se donte të dinte për cilët emra ishin lëshuar urdhërarrestet.
Dhe prokurori Nezha në atë kohë ka deklaruar se nëse personat për të cilët gjykata ka lëshuar urdhërarrestet nuk kapen sot, përgjegjësia do i ngelej drejtuesve të policisë për shkak se po pengonin punën e Prokurorisë dhe zarfi i është dorëzuar oficerëve të policise gjyqësore që kanë qenë me zarf të mbyllur deri në vilën e Xhikës dhe deri aty e kanë ditur shumë pak njerëz se kush do arrestohej sepse ka pasur dyshime që mund të kishte rrjedhje”.