Nga Erbi Ago
Shqiptarët, urrejnë komunizmin, por në të njëjtën kohë:
- Urrejnë Oligarkët
- Urrejnë Biznesmenet
- Urrejnë taksat.
- Ndjekin në mënyre te verber figura partiake për dekada.
- Votojnë dhe drejtohen per pothuajse 30 vjet nga te njejtat dy parti dhe te dyja keto parti me figura ish-komuniste.
- Qajnë, gëzojnë, vajtojnë, dhe zëjne be për kokën e këtyre politikanëve.
- Kërkojnë barazi ne te ardhura dhe urrejne diferencat financiare/klasore.
- Paragjykojne pamjet, zgjedhjet, jetesën, veshjet, punet e te tjereve kur konsiderohen si “jashte normales te pranueshme”
- Për pakenaqesine me te vogel bejne “flete rrufe” nepër media dhe rrjete sociale.
- Dekada me vone fajesojnë ende sistemin e kaluar komunist(sic e fajesonte komunizmi monarkine etj.)
- Në konkluzion, urrejne kapitalizmin, urrejne demokracine, dhe urrejne shume parime qe ne fakt jane e kunderta e komunizmit.
Pra, o Shqiptarë, jeni komunistë, në palcë.