Mëngjesin e sotëm një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, siç është ajo e ish-Bllokut u përfshi nga flakët. Si pasojë e shpërthimit të bombolës së një dyqyni byrektoreje mbeti i plagosur një person, trupi i të cilit u përfshi nga flakët.
Njoftimi i policisë:
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.