Është ndarë nga jeta reperi i TBA”, Gëzimi Hajdini i njohur me nofkën “B52”. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë labeli “TBA” me anë të një postimi në Instagram ditën e sotme.
“R,I.P B52 TBA Shpirti n’paqe. Kongt e tua jan kujtim per ne kan me met gjall ton jeten”, shkruhet në postimin në Instagram të “TBA”.
Ndërsa në foton e Gëzimit mbishkruhet: “Zemra o ka m’dhem vllaqko, nuk kom fjalë”.
Nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e vdekjes së reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë.
Gëzim Hajdini ka lindur në Prishtinë, por ka jetuar në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.