1.Timo Flloko ka qenë ndër aktorët më të bukur shqiptarë, fama e të cilit shkoi deri në Amerikë ku jetoi për 7 vite dhe arriti të futet në botën e Hollivudit. Timo e nisi karrierën si aktor që 19 vjeç dhe u kthye shpejt në yllin e kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mure” e shumë të tjerë.
2.I pashëm, me flokë kaçurrelë dhe tipare të errëta, Xhevdet Ferri ka qenë dhe mbetet ndër aktorët më të dashur për publikun. Me rolin e Trimit tek “Përrallë nga e kaluara”, Xhevdet Ferri tërhoqi vëmendjen e të gjithë vajzave. Ai ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të njohur si “Delegacioni”, “Koha e kometës”, “Treni niset në 7 pa 5” e të tjerë.
5.Edhe Andon Qesari ka qenë ndër aktorët më të pashëm shqiptarë. Pamja e tij karakterizohej nga shikimi i vrëngët dhe burrëror. Ai ka mbi katër dekada në skenë dhe ekran duke luajtur në shumë filma ku përmendim “Gjurma”, “Pylli i lirisë”, “Tela për violinë”.
6.Nuk mund të harronim as Alfred Bualotin, një nga aktorët më simpatik shqiptarë i cili e filloi karrierën me rolin e Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Edhe sot e kësaj ditë Alfredin e thërrasin Vlashi dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite, ai mbetet një burrë i pashëm. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Njeriu me top”, “Dy herë mat”, “Tela për violinë”.
7.Në këtë listë bën pjesë edhe aktori i njohur i skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, Gjergj Lala. Gjergji ka luajtur në filmat “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Gjurmë në kaltërsi” e shumë filma të tjerë shqiptare e italianë.
8.Shumë simpatik ka qenë edhe aktori Ardian Cerga, i njohur për rolet në filmat “Pranvera s’erdhi vetëm” apo “Mësonjëtorja”. Ardiani edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më tërheqës dhe shumë të pëlqyer sidomos nga gjinia femërore.
9.Aktor tërheqës ka qenë dhe mbetet edhe Mevlan Shanaj. Dikur ishte shumë i pëlqyer nga vajzat, por edhe sot të gjithë habiten që ai është tek të 70-tat pasi vazhdon të duket i ri dhe shumë energjik. Mevlani ka luajtur në filma shumë të njohur si “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.
17.Nuk mund të harronim as Kastriot Çaushin, aktorin e mirënjohur që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më të pashëm. Roli i tij më i spikatur është ai i Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi”, por edhe ai i Ilirit në filmin “Shirat e vjetër”.
19.Shumë i pashëm në atë kohë ka qenë edhe aktori Zef Bushati i cili ka interpretuar në filmat “Shtigje lufte” në rolin e një kapiteni italian, “Udhëtim në pranvere”, “Shoku ynë Tili”, “Njeriu me top” etj.