Pas prezantimit të investimeve të planifikuara për 2020, Rama iu ka kërkuar shqiptarëve ta shohin në sy teksa ka folur për veten e tij, duke pranuar modestisht të metat dhe deklaruar se nuk ka gabuar asnjëherë qëllimisht.
“Të dashur bashkëqytetarë duke qenë se i erdhi radha edhe prioritetit të fundit të vitit 2020, kërkoj të më shikoni në sy: dy fjalë për veten time. Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam i gjatë. Nuk më ka thënë mendja se jam i pagabueshëm, probabilitetin e gabimit e kam më të madh se sa ju por asnjëherë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar.
Kush më njeh më nga afër, kush punon me mua e di se nuk këmbëngul në një drejtim apo opinion të gabuar. I dëgjoj argumentet, kur janë bindëse tërhiqem, kam kërkuar dhe ndjesë publike në ndonjë rast të caktuar, nuk më kujtohet se e ka bërë ndonjë paraardhësi im por nuk është ky metri me të cilin mat veten. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë por në asnjë rast të vetëm nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, për të kaluar radhën, kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjejnë për vota por jam i racës së atyre që në politikë i ka futur ëndrra për ndryshim.
Pse do duhej të gënjeja, të premtoja gjëra që nuk i besoj as vetë kur me forcën politike që udhëheq kundërshtarët mund t’i mundja edhe me çerekun e premtimeve që kam bërë. Nuk jetoj për të fituar, fitoj sa për të jetuar. Këtë detyrë që kam e jetoj si privilegjin më të madh që mund t’i jepet njeriut të udhëheq popullin e vet në një pjesë të rrugës së të ardhmes”, deklaroi kryeministri Rama.
Sa i përket ligjeve për mediat të kaluar këtë dhjetor në parlament dhe të kundërshtuara nga gazetarët, Rama tha se i ka mbështetur si ligje që i japin mundësi viktimave të shpifjes të mbrohen.
“Unë nuk jam armik i fjalës së lirë por armik i betuar i vulgaritetit e injorancës. Meqë jemi këtu as nuk kam menduar, as nuk kam kërkuar dhe as nuk kam mbështetur ndonjë ligj që kufizon lirinë e shprehjes por një ligj që i jep mundësinë viktimave të shpifjes të mbrohen.
As një gjemb në këmbë nuk i fut botuesve e gazetarëve por i kujton se liria e tyre nuk është armë për të cenuar dinjitetin njerëzor.
Shumëkujt i dukem arrogant se besoj tek bindjet e mia
[ads2], mbase kokëfortësia për t’i shkuar bindjeve të mia, mbase dhe jam por nuk i shmangem përgjegjësive”, theksoi shefi i maxhorancës.