Një aksident fatal raportohet në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 kalimtarë, dyshohet një çift i moshës 40-45 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije ndërsa menjëherë ka mbërritur policia në vendin e ngjarjes. Trupat e viktimave vazhdojnë të jenë të mbuluar në mes të rrugës ndërsa ambulanca ka marrë edhe disa persona të plagosur.
Sipas të dhënave të para, dy kalimtarët që mbetën viktima janë përplasur te vijat e bardha. Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person, i dyshuar si autor i aksidentit me dy të vdekur.