Një zjarr ka përfshirë një banesë ne fshatin Kuqar të Patosit. Ngjarja ka ndodhur të enjten, 2 janar 2020.
Shtëpia është e autorit të krimit të ndodhur në qendrën shëndetësore të Patosit pak kohë më parë, gardianit të burgut të Fierit, Martin Skëndaj, i cili v.rau dy vetë.
Në vendngjarjen kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset e Patosit dhe policia.
Si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht, ndërsa nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Dyshohet se familja Skëndaj, pas ngjarjes është larguar nga shtëpia.
Familja e autorit të krimit me njërin prej viktimave ishin fqinje njëri me tjetrin, konkretisht me Manol Rrapaj.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.