Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta pas sulmit ndaj ambasadës së Malit të Zi në Borgrad.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilët thotë se po bëjnë përpjekje luftënxitëse.
“Luftenxitesi Vuçiç kerkon te destabilizoje Malin e Zi!
Te dashur miq, projekti i Jugosllavise se Re me emrin maske Minishengen, i serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit te tij te Tiranes Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.
Ne keto perpjekje luftenxitese Vuçiç mobilizoi mbreme ne Beograd te gjithe vrasesit, perdhunuesit, pengmarresit, zjarrevenesit serb qe kryen genocid dhe masakra ne Kosove dhe qe tani perbejne korpusin kriminal te tifozeve te Yllit te Kuq si dhe kishen raciste serbe per te sulmuar ambasaden e Malit te zi duke hedhur parulla rraciste antimalazeze dhe antishqiptare.”-shkruan Berisha.
Më tej, ai ndërsa dënon këto përpjekje të cilat ai quan luftënxitëse, i drejton një mesazh të fortë edhe NATO-s dhe BE-së.
“Duke denuar me ashpersine me te madhe keto perpjekje luftenxitese per projektin e Jugosllavise se Re te serbomadhit Vuçiç dhe argatit te tij ne Tirane, Zografit Bis ju bej thirrje vendeve anetare te NATO-s dhe BE te denone ashpersisht kete projekt qe premton vetem konflikte dhe destabilizim per rajonin tone. sb”-përfundon postimin e tij Sali Berisha.