Këto ditë pushimesh për festat e fundvitit, kreu i opozitës Lulzim Basha është “arratisur” nga Shqipëria dhe ka filluar prej datës 27 dhjetor pushimet e tij. Në fakt Luli njihet për dëshirat e tij, si një njeri që më shumë pushon sesa punon dhe orët e gjata në gjumë.
Basha fillimisht ka shkuar me familjen e tij në Hollandë, ku gjendet shpesh fundjavave, në oborin e vilës së tij plot tulipanë.
Destinacioni i dytë i Lulit dhe familjes së tij janë ishujt e Karaibeve, ai në këto ditë të ftohta dimri ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë. Në një nga hotelet më luksoze ai po shijon festat e fundvitit me familjen e tij.
Zakonisht Basha preferon suitat ose vila personale për pushimet e tij të cilat kushtojnë dhjetra mijë dollarë.
Kujtojmë që Basha ka deklaruar një pasuri prej gati 2 miliardë lekë dhe së fundi, ka zbarkuar në një vilë të ndërtuar në një zonë rezidenciale në Tiranë.
Pritet që Basha të kthehet në ditët në vijim në atdheun e tij, ku mijëra familje fjetën në çandra natën e ndërimit të viteve, ndërsa Luli shijonte ishujt ekzotikë. Largimet e Bashës janë të përsëritura gjatë vitit dhe në momentet kur vendi ka nevojë por opozitë, Luli shkon dhe pushon si një oligark i vërtetë, në pushime me kosto të frikshme. Opozita ka ngelur në duart e sigurta të Monës e cila nuk i ndahet vilës 1 milionë dollarëshe në Gjirin e Lalzit. Pritet kthimi i Lulit për t’i dhënë drejtimin e duhur punëve të opozitës e cila është kaq e varfër sa zhgryhet në resortet e miliarderëve në ishujt ekzotikë.
Për më tepër shihni disa nga fotot e parajsës ku po pushon Lulzim Basha./ CNA.al