Kreu i Bashkisë së Tiranës i ka uruar të shkuara qytetarëve të dëmtuar nga stuhia e erës, si dhe ka deklaruar se deri në mesnatë çdo rrugë e bllokuar nga pemët do të jetë e kalueshme.
“Të shkuara qytetarëve të dëmtuar nga stuhia e sotme, fatmirësisht lehtë dhe pa pasoja! Respekte mjekëve të traumës Ogerta Manastirliu. Ndërkohë mirënjohje punëtorëve të motosharrave, që po lirojnë akset nga pemët e rëna! Deri në mesnatë çdo rrugë do të jetë e kalueshme!”, shkruan Veliaj.