Pronari i pike karburanti është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:32 me armë zjarri. Viktima është Guxim Gjuriqi 47 vjeç, djali i tezes së Fatmir Haklajt.
Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Viktima në komunitet njihej si njeri i qetë pa konflikte dhe probleme, përveç karburantit kishte edhe një restorant në pronësi.