Artisti i popullit dhe Nderi i Kombit, Avni Mula ka festuar ditën e djeshme 92 vjetorin e lindjes.
Të shumta kanë qenë urimet për të, ku nuk ka munguar as e bija, sopranoja e mirënjohur Inva Mula.
‘Happy birthday to my 29 years old Hero – Gëzuar ditëlindjen Heroi im 29 vjeçar’, ka shkruar Inva në ‘Facebook’ duke e numëruar moshën e tij 92 mbrapsht.
Artisti i madh Avni Mula lindi në 1928 në Gjakovë. Ai ishte këngëtar dhe kompozitor i njohur i shumë teksteve muzikore që morën pjesë ne festivale të ndryshme. Fillimisht krijimtarinë e tij në kompozim e nisi gjysmën e dytë të viteve ’60 si në fushen e këngeve romantike ashtu edhe në vepra të mëdha vokale-koncentrale, poema vokale dhe skenike. Shumë këngë të mëdha shqiptare mbajnë firmën e tij, ndër të cilat është edhe kënga e famshme ‘Valsi i lumturisë’.