Ditën e djeshme, pranë reth-rrotullimit të një qendre tregëtare në Tiranë, është arrestuar në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit kokainë.
Mësohet se në pranga ka rënë Klaudian Sina, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, i cili njëkohësisht punonte dhe taksist në kryeqytet. Lëndën narkotike e shpërndante në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re.
Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie.
Ndërsa brenda një facolete, taksisti mbante 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë.
Në cilësinë e provës materiale, efektivët sekuestruan 25 doza kokainë të fshehura në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse mbrapa pasagjerit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuar dhe finalizuan me sukses operacionin “Taksisti”, duke arrestuar 38 vjeçarin Sina./ekskluzive.al