Edhe Kosova pritet të bëjë veting. Edhe pse modeli i Shqipërisë është duke u implementuar nga një sërë vendesh, për moderatorin Artur Zheji i gjithë procesi ka qenë i dështuar dhe teatër.
Ndryshe nga modeli shqiptar ku i gjithë procesi është asistuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara përmes misioneve EURALIUS dhe OPDAT, Zheji i kërkon kryeministrit të ri që pritet të marrë detyrën në Kosovë Albin Kurti, që të ndjekë këshillat e tij.
“Në Shqipëri e gjitha është një teatër. Ne kemi 6 vjet dhe e pamë që ishte një skemë e sugjeruar për të krijuar bindjen e një furtune antikorruptive dhe u pa që ishte kllouneske teatrale. Problemi është që ne e hëngrëm atë. Në rastin tuaj do të thoja është çështje vullneti. Nëse vullneti juaj. Nëse do të jetë projekti i ribërjes shtetformuese mbi baza antikorruptive është një luftë që nuk mbaron”, tha Zheji.
Nga ana tjetër Kurti tha:
“Ne duam të bëjmë proces vetingu në Kosovë që mesiguri do të marrë kohë, në prokurori, gjyqësor, inteligjencë dhe drejtësi. Në sektorin e sigurisë, pra inteligjencën dhe sigurinë vetëm pozitat e rangut të lartë. Nuk ka nevojë të gjithë policia dhe zyrtarët e inteligjencës. Parashikojmë që do të shkojë 2 vjet. Por jemi të vetëdijshëm që nuk presim dy vjet pra duhet të udhëheqim dhe me shembuj. Në çastin kur ne të jemi në qeveri do të heqim ndikimin e ekzekutivit ndaj prokurorisë dhe ajo do mund të veprojë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”, u shpreh Kurti.
Kurti foli edhe për Mini Shengenin ballkanik.
Sipas Kurtit, kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.
Kurti i tha Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç. Nisma për mini shengenin ballkanik, tha Kurti, duhet të niste nga Kosova.
Albin Kurti: Kryeministri Edi Rama ne e dimë që është basketbollist apo jo?
Artur Zheji: Ka qenë, është e rëndë kjo që thatë, që kryeministri Rama është basketbollist d.m.th që…është piktor akoma. Pikturën e ushtron, basketbollin e bën për show elektoral. Gjuan 7 herë për të kapur një kosh.
Albin Kurti: Ndoshta e kisha nga përfytyrimi i zyrës që është ai koshi aty.
Artur Zheji: E mban një kosh të vogël.
Albin Kurti: Nuk është vetëm piktura në zyrë ose vizatimi është edhe koshi. D.m.th si një ish-basketbollit, ose si një njohës i basketbollit, ose si një ushtrues, praktikues …e di çka do të thotë gabim në hapa.
Kur gabon në hapa e humbet topin. Për bindjen time mini shegeni ballkanik është gabim në hapa sepse nis me Serbinë, nuk mund të nisesh me Serbinë.
Duhet të fillosh me Kosovën. Është gabim në hapa meqë duhet të fillohet me Kosovën, me aleatë të tjerë edhe brenda NATO-s, edhe drejt BE, edhe në raport me Kosovën dhe kombin shqiptar, që na i kërkojnë edhe rilindasit sepse kjo është teza e tyre.
Në fund vjen Serbia. A nuk do të duhej që qeveria e Republikës së Shqipërisë me kryeministër Edi Ramën dhe qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër mua, të bëhemi bashkë në një mbledhje njëherë si dy qeveri të diskutojmë të gjitha çështjet e rajonit. Meqë është gabim në hapa dhe humbi topin, a konsideroni që tani topin e ka Vuçiç?
Artur Zheji: Pa diskutim, unë po.