Kunata e 50-vjeçars Drita Saliu, e cila u gjet e vdekur sot në Mallakastër, e vrarë nga nipi i burrit, ka folur për krimin e tmerrshëm.
Në lidhje telefonike për “News 24” ajo tregon se familjet kishin konflikte të hershme me njëra-tjetrën, ndërsa shton se 50-vjeçarja e kishte pritur me kafe e raki nipin e burrit për të qetësuar situatën.
Ajo e cilëson person problematik autorin 16-vjeçar, ndërsa i kërkon ndihmë shtetit, duke theksuar se nuk duan hasmëri.
“Nuk duam hasmëri, kërkojmë ndihmë nga shteti. Me frikë nuk jetoj. Punoj me djersën time. Shteti duhet të bëjë diçka. Ngjarjen e morëm vesh nga policia. Në orën 01:20 të natës morën në telefon burrin tim. Ne ishim në Greqi. Një vrasje makabër. Ajo i priti me kafe e me raki. Shtëpia ishte në gjendje masakër. E kishin shkatërruar, gjërat ishin hedhur përtokë. Krimi është kryer në shtëpi, gjetëm batanijet, e litarët”, tha ajo.