Një një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme dhe mundësitë për një luftë janë më të mëdha se kurrë, dhe kur në mes qendron edhe Shqipëria, për shkak të strehimit të mbi tre mijë muxhahedinëve, në televizionet shqiptare iu jepet zë ekstremistëve dhe injorantëve.
Vetëm dje, dy prej tyre, një komunist që bën thirrje për revolucion si Fatos Lubonja, e quante terrorist Donald Trump-in dhe të papërgjegjshëm, ndërkohë që Irani me sa duket, për Lubonjën është demokraci, jo një diktaturë islamike.
Eni Vasili shkoi edhe më larg në darkë.
Ajo kishte ftuar një ekstremist islamik që shpërndan urrejtje ndaj të krishterëve dhe shqiptarëve, me emrin Olsi Jazexhi.
Ky i fundit përveçe e quajti injorant Donald Trump, bëri thirrje nxitëse për luftë kundër muhaxhedinëve të strehuar në Shqipëri, të cilët i quajti fundërrina dhe terroristë.
“Ju jeni servil, keni sjellë këtu mbeturina, keni sjellë terrorista”, ulërinte Jazexhi nga një TV kombëtar si Top Channel, që dje në mbrëmje ishte kthyer në një qoshe ekstremistësh e injorantësh.
Dhe jo vetëm kaq, por Eni Vasili e shiste këtë ekstremistin, si analist të njohur.
“Trump është presidenti më i diskretituar në SHBA. Është injorant, i rrethuar nga ekstremistë të krishterë. Mike Pence është një prift evangjelist, dhe nga ana tjetër Trump është personi që po krijon konfliktet më të mëdha në botën arabe.
Është ai që i dha Izraelit, Jeruzalemin dhe i dha dorë të lirë për të masakruar palestinezët.
Dhe ajo që bëri Trump është njësoj si të shkonte Olta Xhaçka me Bardhyl Kollçakun në Kosovë dhe të vinin forcat serbe dhe ta vrisnin se kanë informacion që po planifikojnë sulme. Trump thotë që ka informacione por nuk tregon pse e vrau Soleimanin”, tha Jazexhi, ndërkohë që Eni Vasili e miratonte me kokë.
Edhe në Rusi e Kinë, dy vende rivale të SHBA-së, nuk kanë qenë kaq të egër me Trump, sa këta zërat e “pavarur” dhe “intelektualë” të Tiranës.(TemA)