Shkëlzen Berisha gjithmonë është i rezervuar nga publikimi i jetës private në rrjetet sociale, por sot ai vendosi të na tregonte sesa shumë janë rritur dy fëmijët e tij, Medina dhe Lajdoni.
Djali pozon në krahun e majtë të babait, i veshur njësoj si ai, me kostum, këmishë dhe kollare, me të njëjtat ngjyra. Ndërsa vajza Medina ka zgjedhur një bluze me detajet e tylit te mëngët dhe një rreth ngjyrë lejla pastel.
Shkëzeni nuk ka bërë asnjë përshkrim, ndërsa partnerja e tij Armina komenton emoji-t e tre zemrave.
Dy fëmijët e djalit të ish-kryeministrit Berisha jetojnë në Suedi me nënën e tyre, Sadijen.