Nga Ilirjan Blloshmi
“Nën dritën e dekadës së re, ne e ofrojmë këtë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë, për t’u përfshirë në listat e partisë, për të garuar dhe për t’u bërë pjesë me angazhimin dhe kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie, për këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, të forumeve drejtuese apo të konkurojnë për drejtues të degëve në të gjithë Shqipërinë”.
Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në një mbledhje me të rinjtë.
Kjo tregon, se LSI është drejt shkrirjes totale.
Mbajeni dhe një vit jasht pushtetit, këtë forcë politike.
Shuarja e LSI-së dhe Ilir Metes duhet të ndodhë sa më shpejt.
Një nga partitë më të korruptuara që ka pasur dhe ka Shqipëria këto 30 vite demokraci.
Me hyrjen e LSI-së në skenën politike shqiptarët kanë pare zheg, pluhur, acar, shi, baltë e pocaqi e gjallë, uri e skamje, inçest e përdhunim, sëmundje e lëngim, vrasje e luftë, urrejtje e egërsi shtazarake.
Ky është mikrokozmosi në Shqipërinë tone, pasi Ilir Meta vendosi që kush bëhet drejtor, do paguajë për partinë tek llogaria bankare e familjes Meta.
Por faleminderit Monikë, që po na tregon atë që të gjithë mendojnë.
Tek LSI shkon ai që nuk kane asnje zanat.
Tek LSI shkojnë ata që duan të bejnë lekë duke lëpirë kockat e kryetarit, d.m.th Ilirit.
Tek LSI shkojnë ata që nga “brekë grisur “ bëhen zengjinë.
Faleminderit Monikë, që na the një të vërtetë. Autopsia e LSI-së, i ka rrënjët në krim dhe urrejtje.
Një parti që krijon me urgjencë një personalitet të dytë. Një parti që na bën autopsinë duke na bere lavazh truri, e që ne mjerimisht i duartrokasim nëpër tribuna e fjalime.
Midis nesh dhe politikës po luhet një tango që, në vend të kënaqësisë, të zhyt në një mjerim të pakuptueshëm.