Performancat e shpeshta dhe ndërrimi i fustaneve kanë qenë ndër detajet që u përmendën më shumë nga prezantimi i Alketa Vejsiut në festivalin e RTSH-së.
Emra të njohur të ekranit e përdorën këtë fakt edhe për të bërë humor. Një prej tyre ishte moderatorja Marina Vjollca që doli në skenë më 31 dhjetor me skecin “Jasha Festival”.
Aty i kërkoi njërit prej ‘këngëtarëve’ të këndonte me të, por ai refuzoi duke i kërkuar që të bënte rolin e prezantueses. Pas kësaj, Marina tha se po shkon të ndërrojë fustanin duke shtuar: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.”
Alketa Vejsiu duket se ka reaguar për këtë fakt me anë të llogarisë së Instagramit të “Revista Class”, i cili menaxhohet prej saj. Aty komenton pushimet e motrave Vjollca në Dubai duke thënë se shqiptarët janë të lidhur me botën arabe.
Postimi i plotë
“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!
Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!
Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!
Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze!
Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai?
Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?
Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!”,- shkruhet në postimin e Revistës Class por pikërisht fjalia e fundit duket një “thumb” për motra Vjollca.