Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë bërë një operacion të befasishëm në Durrës e Shijak, ku kanë vënë në pranga disa policë.
Mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre, megjithatë këto janë informacionet e para sa i përket këtij operacioni të ndodhur para pak minutash dhe të tjera detaje priten të mësohet në orët në vijim.
Drejtuesit e policisë në Durrës kanë konfirmuar prezencën gjatë ditës së sotme të inspektorëve të SHKB të ardhur nga Tirana.