Enkelejd Alibeaj bashkuejetuesi i Xhaferrlarit të përzgjedhurës së Metës për anëtare në Kushtetuese në shkelje të Kushtetutës dhe vëllai i një trafikanti të rrezikshëm droge që vuan dë enimin në Gjermaniduke, iu referuar modelit që Edi Rama ka zgjedhur për të qeverisur prej gjashtë vitesh, i cili kandidon vetëm njerëz të inkriminuar, ai vlerësoi se kjo nuk është thjeshtë çështje harrese, por se Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin.
“Të kryejë të gjitha procedurat, por edhe të fillojë procedimin penal për pengesë të drejtësisë, ti japë publikut shqiptar të vërtetën. Jeta publike shoqërore është e degraduar. Do ta ndjekim këmba këmbës këtë proces i cili mban emrin tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se mund ti fshihet drejtësisë asgjë nuk mund të mohohet. PD është e gatshme në çdo rast për ta ndjekur. Është një dokument i Mallakstrës ka një datë, presim të dhëna edhe për krybashkiakë të tjerë brenda këtij qarku. Kur të vijë koha do ti publikojmë”, tha Alibeaj në ABC News.
Por agjenti tjetër Bardhi ka zbuluar gënjeshtarë të tjerë kriminela
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të publikojë në ditët në vijim dokumente, që sipas saj, vërtetojnë se tre drejtues të bashkive në qarkun e Lezhës dhe Dibrës kanë probleme me ligjin.
Bardhi tha:
“Unë besoj që për qarkun e Dibrës është e qartë se shumica e kryetarëve të bashkive kanë të shkuar kriminale, madje kanë bërë dhe veprime kriminale. Kemi në proces verifikimi se dy prej kryebashkiakëve në qarkun e Dibrës kanë të shkuar kriminale. Po verifikohet një nga kryebashkiakut e qarkut të Lezhës. Kur të vërtetohet se kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit do të bëhen faktet publike. Ne kemi informacione që një nga kryebashkiakët preket nga dekriminalizimi”.