Nga Akil Ylli
Keto dite mesova, qe Lulashi paska ndermare nje tur nderkombetare, duke i rene gjate e gjere, provinces se Friulit dhe Pordenones. Neqoftese ndokush nuk e di, se ku i bien me shpi keto provinca,(dhe s’ka asnje çudi) po ju a shpjegoj une. Jo sepse jam ndonje person i dishem fort, por me ndihmon fati, qe jam rezident aty. Friuli e Pordenone jane dy provinca ne verilindje te Italis, te inkuadruara brenda rajonit, Friuli Venezia Giulia.
Ngaqe rregullisht, i hedh nje sy gjithmone gazetave, ky lajm, me zuri disi ne befasi. Nuk pata kenaqsine askund, te shoh nje titull, ku te pershkruhej ku eveniment. Ndoshta keta maskarejte fruliane, nuk na e kane trajtuar siç e meriton, liderin tone opozitare. Pune friulanesh hesapi. Po ta dija, kushedi, mund te kisha marre mundimin, te shkoja, ta shihja laiv. Ndoshta kisha ndruar opinion. Se kam pare kurre, a te shkreten!
Gjithçka e mora vesh, nga shtypi shqiptare. Sipas tij, ai kishte pasur nje agjende te ngjeshur shume. Lere. lere ç’pashe! Takime mbas takimesh, me turli sipermarresish e biznezmenesh friuliane dhe pordenoneze. Bile, bile, kishte arritur nje sukses te papare. Ishte takuar me perfaqsuesit e larte te Mbrojtjes Civile. He me te lumte Lulash! Kur pretendoja une ta shihja. Hajde, o hajde, çfare tuafit!
Me çfare llafosej ne shtyp, Lulashi kishte lene nam. U kishte shtjelluar fije per pe, sipermarrsve friuliane, gjithe programin e Republikes se Re, duke ju dhene garanci, se me ate ne krye te saj, do i vinin lekat, pale pale.
Hej bre, po me çfare dreq programit do tu jete prezantu Lulashi, qe keto takime kishin bere kaq buje!? A thua ti kete joshur, duke ju zbuluar sekretin personal, si llogariten 7×7=42? Apo do tu kete premtuar, t’ju a ule energjine me disa litra? O kushedi ju ka afruar, nje tjeter Rruge Kombit? Buuuu!
Kushedi, italianet mund te jene shastisur, me largpamsine ekonomike te tij, por ishalla eshte ndalur me kaq S’ma merr mendja, qe tu kete shpalosur friulianve, opsionet e tij, per konfiksimet e pasurise se oligarkeve dhe shperndarjen e saj popullit, ose anullimin e çdo konçensionari. Ne kete rast, do ta kishin nxjerre me shqelma jashte, nga takimi. Ca do ‘tju kete thene se!? Mister vallahi! Hajde mere vesh Lulashin!
Po sikur ky tur, te jete si nje fare hakmarrje ndaj shqiptarevet, qe e kane rene vize, dhe nga inati, ka shkuar te iluminoje friulianet? Edhe kete proçk, kemi mangut!
Sidoqofte, prej gjithe atyre takimeve, s’kishte dale krejt karabush, ashtu siç i ka hije. Sidomos, takimi me zyrtaret e larte te Mbrojtjes Civile te Pordenones, kishte qene nje mrekulli me vete. Dhe jo vetem per te, qe kish dale prej aty, me formatin e ri, ate te strategut te shkelqyer postermetesh, siç pohonte vet, por edhe per vete fatin tone. Hala s’ashte shemb bota! Qe sot e tutje, e mbajme festen me nje ane!
Tashme, kercitja vlla gjumit, per shtate pale qefe! Me aftesite parashikuese te termeteve nga Likja dhe dijet e pervetsuara te Lulashit, si fenomen ne zhdukes e pasojave, sa t’hapesh e mbyllesh syte, termeti te na haje mune! Jete a je ma!
O Zot, çfare rriskut me na ra per hise ne! Jo nji, por dy gjeni njiheresh! Kujdes vllezen, mos e bani fjal me kend, se po na e perlajne te tjeret, kete soj dyshet!
Mos e çaj koken me Lulash! Le te lehin Qimat, Bushetrit, Lubot, Markat e Gjekmarkajt! Jo po Lulashit i jane fike qirat, jo po i ashte vyshk nervi luftarak dhe ja ka varur protestave, e terci verci te kesaj natyre. Cfare faji ke ti, mor aman! Thirre sa te duash, po kush i pergjigjet thirrjeve te tua, o xhan? Deknit à!?
Edhe ca rrogtare qe punonin neper bashkit e tua, andej ketej, qe i detyroje te vinin ne shesh, ja u le peng te tjerevet. Kurse keta i thone, leviz. Lereni mo rehat!
Tashti, me pervetsimin e dijeve te reja, se ndal kush ardhjen e Republikes se Re ne pushtet. Ca t’duhet ty, me shky zerin neper mitingje, e mu marre me pulitik. S’je per ate pune! Pale kur te thone, ta detyrosh Ramen te beje zgjedhje te parakohshme. Po pse ore, i marre je ti me shku me kamte e tua, te humbesh prap zgjedhjet à?
Po t’me degjosh mua, futja gjume pa teklif, deri kur te vine momenti, qe Likja te parashikojne termetin e radhes. At’here vjen ora jote. S’ke nevoje te lodhesh hiç. Tash po te marrin dynjaja per bizhanash, me zor, me t’vu kryminister. Veç bej durim, heret a vone, s’ka derman pa ra termet!
Megjthate, ngado qe ta shohesh kete histori, prap kam pershtypjen, qe misteri nuk zbardhet teresisht. Nuk dime, qysh e tek Lulashit, i ka vajtur ndermend kjo ide. T’ja kene sygjeruar valle italianet? Se besoj. Ata te gjoret, ka mundesi te kene mbetur te shastisur, nga rezymeja ekonomike e Lulashit, dhe zor te kene pasur qetsine e nevojshme, per te mbledhur veten, qe t’artikulojne diçka. Ne kete rast, te gjitha shtigjet, te shtyjne te dalesh ne perfundim, se ketu ka gisht Perendia. Amen!
Ashtu si shen Pavli, u drit’hiresua rruges per ne Damask, prej Jezu Krishtit, ashtu edhe Lulashi, duhet te jete goditur pergjaterruges, per ne Friuli!