Iranianët janë ngritur në protestë dhe i kanë kërkuar liderit suprem Khameneit që të japë dorëheqje dhe të largohet nga vendi.
Mijëra njerëz të cilët u mblodhën para hyrjes së universitetit “Amir Kabir”, brohorisnin “vdekje diktatorit”.
“Lider suprem, jep dorëheqje. Duhet të vijë turp, largohu nga vendi”, thërrisnin demonstruesit kundër liderit Ayatollah Ali Khamenei.
Protesta vjen pasi autoritetet iraniane pranuan se kishin rrëzuar gabimisht aeroplanin e Ukrainës, brenda të cilit humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Ndërkohë policia në një moment ka shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Përkrahje të madhe protestuesve u ka ofruar presidenti amerikan Donald Trump.
“Popull i Iranit, kam qenë me ju nga fillimi i mandatit dhe qeveria ime do të vazhdojë t’ju përkrahë.
Po ndjekim protestat e juaja me kujdes.
Trimëria e juaj është inspirim”, ka shkruar Trump në Twitter, në gjuhën angleze dhe persiane. (TemA)