Në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike, i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.
Lidhur me këtë çështje kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në një prononcim për mediat se nëse dosja ka elementë që i parashikon ligji atëherë t’i kalohet SPAK-ut.
Taulanta Balla ka kërkuar që Gjykata duhet të kthejë për hetim të plotë rastin e lobimit të PD.
“Nëse dosja ka elementë që i parashikon ligji atëherë t’i kalohet SPAK-ut”, tha Balla për mediat.