Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) jep informacion mbi gjendjen e akseve kryesore pas motit të keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe reshje bore.
Kështu në Rajonin Verior: Aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në Rajonin Qendror: Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Në Rajonin Jugor: Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.