Nga Edmond Arizaj
U bene tre jave? Ndoshta kater. Qe i thone diku tek 30 dite. Pak a shume 720 ore. Diku tek 43.200 minuta (i bera me makine llogaritese). Shto dhe ca minuta qe po i harxhoj vete sot…
Eshte e gjitha kohe “kushtuar” zogut te Tiranes. I burgosur jo per qejf te zogut, e as per zog te qejfit, por per prostitucion; shfrytezim, favorizim, e shtytje ne prostitucion. Cfare interesi publik ka te dime cdo sekonde si e luan belin zogu i Tiranes?!
Interesi publik per mendimin tim eshte: si mundi nje personazh injorant, pa bagazh, i gatshem per te pranuar ofendime dhe fyerje gjasme me humor…te hyje ne boten e medias, aty ku me se shumti moralizohet per aftesite, konkurrencen e ndonjehere seriozitetin edhe ne berjen e humorit?
Pse valle media nuk ngrihet nje shkalle me larte edhe ne qofte se “publiku kete do”, mediokritetin?
Thjesht te besh ne kete moment lojen e zogut, sepse me duket se ai personazh kerkon vec vemendje, s’ka rendesi se ku ndodhet, para kameres, para hekurave, apo para…, pra te besh lojen e tij duke “raportuar” dhe “copypaste-uar” cdo vulgaritet te rendomte dale a lidhur me kete personazh, thjesht e ben median po aq te rendomte, pavaresisht se shtohen klikimet e leximet.
“Personazh publik”, zogu i Tiranes. Pffff. (Le qe edhe Tiranen e fyen keshtu). Ashtu si media e beri “personazh publik”, ashtu duhet edhe ta zhbeje me harrese si dhe duke kerkuar te rinj e te reja me talent dhe me personalitet.
Besoj duhet te kene mbetur edhe ca. Jam i sigurte se shume prej te rinjve largohen nga vendi edhe per shkak te zogjve dhe simotrave (vellezerve) te tyre.
Sa per zogun e Tiranes, se mos eshte harruar: U arrestua per prostitucion, shfrytezim dhe shtytje ne prostitucion. Apo na duken si nje cigare hashash keto akuzat tani…