Kreshnik Spahiu ka deklaruar se sistemin me lista të mbyllura e kanë vetëm 4 vende në Afrikë dhe Arabi, ndërsa të gjitha vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sistemin me lista të hapura ose sistemin mazhoritar.
‘Pastaj këtu votat ti numëron Basha dhe Ramën. Në qoftë se Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri as votën e tij s’do ta gjente, sepse votat e Vetëvendosjes do t’i numëronte Basha me Ramën.
Në as me Kosovën nuk krahasohemi. Në Kosovë Vetëvendosja numëron votat e veta’- tha Spahiu në Open.