Nga Akil Ylli
Dje, drejtesia shqipetare, i shtoj ditarit nje tjeter faqe te zeze, me perpjekjen e saj, per ti zbardhur faqen Lulashit. Prokuroret ne bashkepunim me gjykatesit, i futen nje dizinfektim vençe fakteve, si stafilokoke per tu asgjesuar, dhe e hodhen dosjen penale ndaj LuLashit, ne Malin me Gropa. Drejtesia Plepore, triumfoj!
Vendimet qe jep drejtesia jone sot, duke pasur parasysh epoken moderne ne te cilen jetojme, ngjasojne me zbulime arkeologjike sensacionale. Vetem ne Shqipnin tone ndodh, qe prokurori e gjygjtari, i shmangen ligjit, si Djalli temjanit. Per nder, ata qe e kane stisur kete soj sistemit drejtesie, paskan qene talente te jashtzkonshem! Ju duhet hequr kapelja!
Ne mos qofshin pasardhes direkt te kopilave, qe lane pas mbi truallin tone, lloj, lloj pushtuesish, me siguri jane prej atyre, qe e kane ditur me se miri, qe per te siguruar mbijetesen, duhej mbeshtetur te raca e regjur e mercenarve dhe bazhibuzukve te perjetshem, te cilet i kemi pasur gjithmone, mbi mesataren e pranushme, duke bere kujdes te veçante, qe te perzgjedhin ajken e tyre. Me perkushtimin me te madh, u perpoqen te mos i ndotin faltoren e drejtesis, me gjithfare njerezish me ideale, te ndershem, me dinjitet e seder profesionale. Pyffffffff!
Si fillim mblodhen ligjzbatuesit me te zellshem dhe te tmerrshem te diktatures, dhe s’bashku me juristet e Trustit te Geshtenjave, i katapultuan ne kry te herarkis se drejtesise. Por ngaqe te tille mostrash, me tesera te hedhur ne çastet e fundit, nuk po gjenin dot me, at’here per te zevendesuar juristet e tjere, qe s’ngrinin dy gishtat lart dhe s’demostronin zellshem antikomunizmin, vendosen ti drejtohen praktikave bolshevike ekstreme. Hodhen syte nga rruga dhe nga mesi i skuadroneve te vijes se pare, zgjodhen sqimetaret e halabakeris. I mbodhen rrokopuje, dhe mbasi i lane gjashte muaj nen hijen e Plepave, i pajisen me diplomen e juristit te demokracise.
Nuk e di nese ka zgjatur me shume, a me pak, kursi i juristeve, ne fillimet e kohes se komunizmit. Por ate qe di te them, duhet te kene qene shume me serioze.
Ne emer te rendin te ri demokrat, zbuan nga zyrat juristat e diplomuar ne universitet dhe i mbushen me juristet e ri revolucionare. Tashme, nuk ju mbetej gje tjeter, veç te benin operativ, Paktin Revolucionar-Juridik: Na kapim sa t’mundemi, ju rruni, kush t’ju dalin para! Te dy se bashku, e mjelim kete popull!
Per hire te se vertetes, per te qene te sinqerte ndaj vetvetes, te pakten per nje here te vetme, duhet ta pranojme, se neqoftese ndonjehere jane treguar te ndershem ne punen e tyre, dhe e kane mbajtur fjalen e dhene, ky eshte rasti qe duhet ta themi hapur sot, ose perndryshe duhet te heshtim pergjithmone! Model korrektesiet, e pike!
Tashti, qe mos t’hallakatemi se tepermi me histori, po e filloj dhe njehere, atje ku e nisa, te rasti i Lulashit. Ose me sakte, te rastet e Lulashit.
Gjithkujte i kujtohet, kur Lulashin drejtesia e nxorri pa i hyre ferr ne kembe, dhe e la te qete tu gezohej 230 milion eurove, te vjedhura me djersen e ballit, taksapaguesve shqiptare. Megjithse Lulashi, minister i njerit prej vendeve me te vegjej te rruzullit toksore, kishte krye vjedhjen me te madhe ne historise e njerzimit, prokuroret tane, bene te pamunduren, qe te qendronin deri ne fund besnike Paktit, ashtu siç i ka hije burrit. Aq shume ishin te prokupuar, te mbanin fjalen sa harruan daten e mbarimit te afatit hetimore, dhe e derguan dosjen ne gjykate, nje dite pasi kishte mbaruar ai. Perkushtimi i tepert, nganjehere, te merr n’qafe, è!
E çfare mund te bente gjykata, ne kete rast? Asgje! Ja kish lidhur kembet ligji. S’ka interpretim ligjor, qe i jep te drejte, ta pranoj nje dosje te skaduar!
Nuk keni harruar akoma besoj, kur u egzekutuan 4 qytetarete pafajshem me duar ne xhepa, ne mes te bulevardit, dhe u plagosen dhjetra te tjere. A ja prishi kush terezin Lulashit, te pakten per informacion, mos e dhente Perendia, si te pandehur? Se paku, sa per te marre informacio zyrtare, per rrjedhjen e ngjarjes, si titullari numer nje, i Ministrise se Rendit? Askerkush!
Dhe mire bene! C’pune kane prokuroret, te fusin hundet deri te ministri? A ishte Lulashi, pas kangjellave me atomatik ne dore? Jo! Cdo me shume!? Atij te shkretit, po i binte bretku ne maje te tarraces, duke drejtuar operacionin, ju kerkoni ta shqetsojme, me pretendime boshe. Hajt shendet!
Per ti hequr gjithkujt dyshimin, qe theniet e famshme, “nuk ka dy, pa tre”, apo “e treta e verteta”, jane senteca te padiskutushme, sistemi jone i drejtesise, nuk endorronte tjeter, perveçse dites, kur ti dilte ne shteg kauza specifike, dhe perfundimisht, ne menyre shkencore, ta provonte ate dhe ligjerisht. Kjo lloj pritjet, i shkaktonte edhe nje fare ankthi, ngaqe e ndjente ne nje fare menyre, qe cikli i saj po i afrohej fundit, pa i marre gjithe meritat qe ju takonin.
Po do ti, qe i ndihu fati, dhe rasti i solli ne dere, si me porosi, per te treten here, Lulashin. Akuzohej, se kish paguar lobistevet ameriakane, 650 mije dollare, me firme e me vule te tij, ndermjet paleve te treta. Pike e zeze, prap treshi!
Me gezimin e atij, qe i ndrin ylli, prokuroret perveshen lleret, dhe nuk lane vrime pa rremuar, ne kerkim te pordhave, sepse per prova, as donin qe t’ja dinin fare.
Edhe pse i kishin mesuar faktet inkriminuese, i madh e i vogel, qe nga Uashingtoni, e deri ne katundin me te humbur shqiptare, te vetmit qe kishin aftesine, te mos shihnin faktet 650 mije plepash, para hundes se tyre, ishin prokuroret tane, me mendesi Plepash.
Por ama, mbas dy vitesh perpjekjesh plepanike, fale vetive instigative fori klaset, ja arriten te zbulojne, qe firmat e Lulashit me doren e tij, paskan qene te fallcifikuara, po prej dores se Lulashit. Lulashi avdalli, pas kesaj djavoleriet, duhet te kete pesuar kolaps mental. Por avukat Halimi, ekspert ne fushen e seksero-djavolerise, shpejt e shpejt, do ta kete sjelle ne binaret e meparshem.
Gjykatesit e gjore, ashtu si dhe heret e tjera, s’paten nga te ja mbanin. Nuk mund ta pranoni apsolutisht, qe firmat e Lulashit ishin fallca. Dukej qartazi, qe firmat ishin te tij. Duke pare, qe dopjo 650 mij dollarshe ju mbeti ne dore, s’paten rruge tjeter, veç te pushonin dosjen, dhe ti shpallnin 650 mij dollaret, kopile! /Ekskluzive.al