Palët politike duket se po bëjnë gati terrenin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. PD, PS dhe LSI i kanë surprizuar të gjithë dje, pasi u ulën bashkë në tryezën e dialogut dhe në fund të gjithë dolën të lumtur. por njhë palë zgjedhje të parakohshme duan të paktën të dekretohen 6 muaj para, kur infrastruktura zgjedhore është gati dhe disa muaj të tjera për tu pregatitur, kur flasim për reformë zgjedhore dhe përfundimisht shkojmë në afatet kohore të zgjedhjve të radhës.
Nëse shkojmë përtej asaj që u servir nga PD, PS e LSI, dukej qartë se ishte një takim i mirëmenduar dhe i planifikuar prej kohësh. Palët kanë negociuar në prapaskenë shumë kohë, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe dje u tregua se janë gjetur shumë kompromise. Nuk është çudi që takimi erdhi një ditë pasi Basha doli paq nga afera e lobimeve. Por gjëja tjetër që flitet se është dakordësuar është ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një krizë të thellë konflikti dhe e vetmja zgjidhje janë padyshim zgjedhjet. Fakti që dje u dakordësuan palët për të mbyllur reformën zgjedhore, tregon qartë se po bëhet gati terreni. Një ndër kushtet që kishte vënë PD për të shkuar në zgjedhje është pikërisht reforma. Meta kërkoi që të futej në zgjedhje më 13 tetor, por PD kërkoi që të mbyllej reforma dhe të kishte qeveri teknike.
Dialogu i djeshëm është sinjal i qartë se po gjendet konsensusi dhe në korridoret e politikës flitet se vendi do të shkojë në zgjedhje në muajin tetor. Basha në radhët e demokratëve ka deklaruar se në qershor do të ketë zgjedhje. Por drafti i reformës do të miratohet në mars dhe sipas OSBE, në zgjedhje është mirë të shkohet 6 muaj pas ndryshimeve zgjedhore. Nëse bëjmë llogaritë, 6 muaj pas ndryshimeve të Kodit i bie muaji tetor. Por kjo favorizon qeverine e cila do i kapte mat kundërshtarët e çorientuar dhe të pa organizuar që me padurim po priskan të marrin humbjen e radhës./Ekskluzive.al