Nga Av. Romeo Kara
Tashme eshte e qarte se, drejtesine nuk do t’a sjellin kurre të padrejtet, ata qe kane drejtuar dhe po e drejtojne kete vend drejt humneres, qe kane pervetesuar parate publike, qe për moral kane pazarin politik, qe kryerjen dhe mbrojtjen e krimit e konsiderojne zotesi.
Perkunder shitjes se paturp të denglave demagogjike, të perrallave me SPAK apo me ASPAK, ata nuk kane kurrsesi ndermend të lejojne qe t’u dale nga duart sistemi i drejtesise, qe eshte garancia dhe mbrojtja e vetme e zullumeve të tyre.
Nese do të kishte sado pak vertetesi në ate cfare kane thene keto vite për drejtesine, asnje prokuror apo gjyqtar nuk do të kishte kurajen të mbyllte dosje të mireargumentuara korrupsioni, duke rrezikuar edhe veten penalisht me shperdorimin e paster qe po i bejne detyres se tyre.
Ky establishment politik, gjithmone e ka gjetur gjuhen mes vetes kur ia ka lypur nevoja dhe asnjehere nuk i eshte ndare moralit të tij, pazarit politik.
Jo rastesisht u pushua nga gjykata nje ceshtje tjeter turpi e PD-se dhe e Lul Bashes, jo rastesisht u harruan sharjet e mallkimet, jo rastesisht u shtrenguan duart e krimit, jo rastesisht vulen ia vuri pazari politik, jo rastesisht eshte kerkuar nga prokuroria të mbyllet edhe dosja e privatizimit të OSSH-se, ku abuzimet kane kaluar cdo imagjinate, ku jane të zhytur në mut kryeministra e ministra, jo rastesisht une nuk njoftohem nga prokuroria dhe gjykata edhe pse në kundershtim të hapur me ligjin dhe jo rastesisht reforma në drejtesi ecen në vendnumero dhe politika nuk ka bere asnje ndryshim për mire në kursin e saj.
Jo pak here kam thene se lufta per drejtesi eshte lufta për mbijetese e ketij populli, eshte lufta dhe kauza e vertete qe duhet të fitoje ai. Jashte kesaj kauze, cdo perpjekje ngel e kote ose demagogji.
Imagjinoni cuarjen perpara gjykates të Saliut sot. Sigurisht qe vetem kjo do të mjaftonte, qe e gjithe administrata dhe ata qe menaxhojne parate publike, të mblidhnin mire menderen dhe të mendoheshin gjate perpara se, t’i merrnin si trima ato para pafund, qe i mungojne në cdo aspekt shqiptarit të thjeshte, atij qe për zgjidhje ka vetem emigracionin.
Nuk do te ishin kaq trima marifetcinjte e offshoreve, qe bejne preventiva rrugesh para projektit dhe 20 milione euro kilometrin e saj, qe zbresin supermilionere nga posti ku hypen brekegrisur, qe nxjerrin ligje per të mbrojtur investimet e tyre të zeza, qe naten takohen me krimin dhe diten predikojne drejtesine.
Dosja e privatizimit të OSSH-se, eshte nje dosje e plote, ndertuar mbi nje argumentim shterues prandaj llumi i zi i politikes po mundohet me cdo kusht t’a pengoje cuarjen e saj per gjykim.
Ajo dosje duhet cuar patjeter për gjykim, pavaresisht vendosmerise se krimit.
Une kam bere nje argumentim të pakundershtueshem të asaj cfare kam konstatuar, por cuarja e kesaj dosjeje për gjykim kerkon mbeshtetjen dhe suportin e të gjithe atyre qe aspirojne per drejtesi, për nje shtet ligjor, për nje sundim të ligjit, për denimin e atyre qe na vodhen mundin, jeten, Atdheun dhe të ardhmen.
Në kete perballje une i jam mbeshtetur vetem parimeve të Zotit, të atij Zoti qe me shembujt e tij, qofte edhe shkaterrues, na mesoi se shoqeria dhe shteti pa parime eshte si ndertesa pa themele.
Në daten 24 janar ora 12:00 në gjykate do të jete perballja vendimtare midis meje dhe prokurorise, midis meje qe kerkoj cuarjen e kesaj ceshtjeje në gjykate dhe prokurorise qe kerkon pushimin e ceshtjes.
Kjo dosje ben fjale për shperdorimin me të madh të parave publike deri me sot, prandaj kjo perballje duhet të jete publike, ku life publiku të ndjeke argumentimin e seciles pale.
Ligjerisht të gjitha seancat gjyqesore duhet të jene publike, perndryshe quhen të pavlefshme, por seanca të tilla asnjehere nuk jane bere publike pasi shejtani kurre nuk i ben në drite marifetet e tij.
Ftoj të vine e të asistojne ate seance, shtypin e lire dhe ata patriote, qe kane vetedijen e plote se, kjo ceshtje nuk eshte vetem nje perballje personale, por nje sfide e detyryeshme, per cdo shqiptar të vertete.
Drejtesia nuk buron nga vetendergjegjesimi i krimineleve me ose pa kollare, ajo nuk dhurohet kurrsesi nga politika e pazarit, perkundrazi ajo vjen si pasoje e nje perballjeje pakompromis të viktimave të padrejtesise, njerezve të besimit dhe patrioteve te vertete me të gjithe establishmentin e degjeneruar politik qe po mban peng vendin, të ardhmen dhe cdo hap drejt drejtesise.
Drejtesia vjen me nje aksion të paster qytetar, sfidues dhe moralist, me argumenta dhe vendosmeri, me ringritjen mbi kurthet e padrejtesise dhe kembengulje se ajo cfare niset duhet të cohet deri me fund.
Nuk jane luenër hajdutet e politikes, por kemi qene ne lepuj në qendrimet tona. Roli i tyre i luanit, perfundon kur ne të cohemi. Ky eshte rasti, sot eshte dita.
Jam gati të argumentoj me prova e fakte, tek cdo shqiptar i ndershem akuzat dhe qendrimet e mia, per t’i bere të vetedijshem ata se jam larg demagogjise dhe shperdorimit të besimit të tyre.
Lufta per drejtesi eshte obligim ndaj Zotit, Atdheut, Familjes, Vetes dhe brezave qe do vijne.