Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp ka sqaruar se edhe pse u ul në tavolinën e marrëveshjes, Basha sërish thotë se ka guximin për t’i parë në sy shqiptarët pasi siç tha ai, Gjiknuri, Ymer Lala, Vangjush Dako dhe të tjerët e përshire në përgjime.
Ai deklaron me pompozitet se do të shkojnë në burg, sipas ‘prioritetit të opozitës’, ndërsa Lulzim do jetë prokurorë, kryeministër, ministër, sepse nuk ka vjedhur vota por ka vjedhur gjithë pushtetin, si kryetar Bashkie me Ristanin, si kryetar partie me Gjanën dhe si humbës që edhe vjedhjet e votave nuk i bënin derman, si qeveritari që ka vjedhur miliona , që ka bëre tradhëti ndaj atdheut duke shitur pjesë të trojeve shqiptare dhe duke spiunuar UÇK, si urdhërues i vrasjeve të protestuesve në bulevard .
Por ai ëndërron dhe ja çfarë thotë
“Unë sigurisht mund të rri këtu e të habitem si propoganda e Ramës ka arritur në këto nivele por kjo nuk është puna ime,.
Shqipëria do të ndryshojë përmes mekanizmave që ndryshon dhe Europa: zbatimi i ligjit!
Në kushtet e Bundestagut është edhe fillimi i ndjekjes penale i atyre që lidhen me shit-blerjen e votave. Ky kusht është ndjekur edhe me arrestimin e atyre që janë përfshirë.
I shoh shqiptarët në sy dhe u them se nuk ka për të pasur amnistri as për Damian Gjinurin, as për Ymer Lalën, as për Vangjush Dakon. Dërgimi i tyre aty ku e kanë vendin është prioritet i opozitës së bashkuar.
Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës ndaj stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore nuk është gjë tjetër vecse rënie pre e kësaj propagande.
Ne kemi një udhërëfyes që është rezoluta e Bundestagut duke krijuar një proces të reformës zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim” /Ekskluzive.al