Pas shumë përpjekjeve me protesta dhe demonstrata, tashmë opozita është e bindur që Rama nuk mund të rrëzohet me keto forma. Aleati i Bashës, Nard Ndoka tha se Rama po ndërgjegjësohet dhe ndërkombëtarët sipas tij ia “kanë futur këmbët në një këpucë”
“Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar. I kanë futur dy këmbë në një këpucë.”- tha Nard Ndoka.