Mbrëmjen e djeshme kinematografia është tronditur nga një lajm i hidhur ku aktori legjendar Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë që kishte.
Dje familjarët, miqtë dhe shumë të tjerë e përcollën atë mes lotësh e dhimbje për në banesën e fundit.
Xhevdet Ferri e filloi karrierën kinematografike që kur ishte student. Ka luajtur dhjetëra role si në teatër ashtu dhe në film. I paharruar për shqiptarët ka qenë interpretimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit.
Vajza e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri i ka kushtuar një dedikim prekës humbjes së të atit. Bora ka publikuar dje një foto bardh e zi me të atin shoqëruar me një frazë të thjeshtë,
“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.