Përpos fotove provokuese ku ekspozon format trupore, foto me të cilat ka tërhequr gjithnjë vëmendjen, Oriola Marashi komentohet shumë edhe për shoqërinë e saj me Noizyn.
Dyshja shpeshherë vihen në qendër të vëmendjes me komentet epike që i lënë njëri-tjetrit nëpër foto.
Por me postimin e fundit, Noizy duket se i ka prishur pak punë Oriolës.
Teksa në fotot që ajo poston vetë në Instagram, kritikohet shpeshherë për zhveshjen, në plazh Oriola vishet më shumë se ç’duhet.
Ajo me Noizyn dhe miqtë e tyre kanë kaluar pasditen e djeshme në plazh ku teksa Noizy filmon vendin në një moment kap edhe Oriolën e cila shihet e veshur me tuta, reçipeta dhe çorape.