Një grup gazetarësh e shpallën librin “Misioni i Unazës”, si veprën më të rëndësishme të vitit që kaloi, shkruar në kopertinë nga Klevis Balliu, se ndoshta mund të jetë shkruar edhe nga dikush tjetër, ka ndodhur dhe kemi dëgjuar. Sepse është një libër me plot detaje dhe të dhëna. Është një libër i rëndësishëm, për një ngjarje të rëndësishme, e cila siç filloi edhe mbaroi, sikurse edhe e kishim paralajmëruar.
Librat kryesore në vitrinën e librarisë
Por, ky libër edhe pse misioni i unazës dështoi dhe ajo po zgjerohet, njerëzit janë braktisur, kanë ikur nga protesta, dhe kanë ngelur rrugëve, siç ndodh zakonisht me Lulzim Bashën dhe të deleguarit e tij, vepra e çunit të Fahriut po sfidon Blendi Fevziun e Opinionit dhe doktor Isuf Kalon. Gazetari me eksperiencë, autor i disa librave, është sipër ndërsa në krah të Klevisit qëndron doktor Kalo. Duhet ta ketë për nder Klevisi apo do ta ketë për nder Fevziu dhe doktori?
Në fakt duhet të jetë ky i fundit që duhet ta falenderojë Klevisin që qëndron pranë veprës së tij, sepse mund të qëndronte edhe diku tjetër Klevisi, por aty ku shiten librat në librari, ai qëndron në krah të Blendi Fevziut.
Për nder ta ketë edhe doktor Isuf Kaloja, i cili na ka shkruar disa histori të Bllokut.
Po ç’janë këto histori, kush është ky doktor Isuf Kalo?!. Vlera e vetme në atë raft librash ka libri i fuqishëm, “Misioni i pamundur i Klevis Balliut”, që në fakt nga një mision i pamundur, u kthye në një mision i dështuar që nisi me Unazën dhe përfundoi dhe u varros po aty.
Por, libri jeton dhe do të jetojë gjithmonë në rafte dhe për këtë ka shumë të dhëna nga agjenci të ndryshme, të cilat merren ekskluzivisht me librat, shitjet e tyre dhe shpërndarjet në botë. Pritet që një agjenci prestigjoze ndërkombëtare ta marrë librin e Klevisit dhe ta përkthejë në disa gjuhë, për ta shitur në vendet e Afrikës, në Mozambik, në Nigeri. Përtej këtyre libri do të çohet edhe në disa vende të Amerikës Latine.
Një kërkesë për përkthimin e këtij libri ka bërë edhe vetë Kim Jong Un, i cili e pret ta ketë së shpejti librin e çunit të Fahri Balliut në gjuhën koreane. Për më tepër ai ka shpalosur edhe një kërkesë. Do që të bëjë një promovim të këtij libri në Korenë e Veriut dhe në tavolinë të jetë edhe “shkelqësia” e tij shoku Fahri Balliu, babai legjendar i Klevisit, njeriu që nuk i është ndarë partive dhe popullit shqiptar, në më shumë se pesëdhjetë vite.
Pritet që kërkesa të shqyrtohet nga Klevisi, i cili do të vendosë nëse do t’ia japë apo jo këtë shans Kim Jong Un-it dhe agjencisë që ta botojë në disa gjuhë të botës./ CNA.al