Paloka ka komentuar artikullin e djeshëm të gazetës gjermane Bild, për lobimin rus të PD, artikull i cili më pas u fshi.
Paloka i ftuar në Ora News hodhi akuza ndaj Sekretarit të PS Taulant Balla. “Nuk punon njëri nga PD te Bild. Bild është ajo gazetë që është, nga më prestigjozet në botë. Ajo që u botua është ribotim nga MotherJones ose MotherSoros. Se kështu e kam quajtur unë. Janë marrë para për ta publikuar andej.
Sipas kësaj i bie që Basha bleu Putinin, bleu dhe Trumpin që të bllokonte integrimin e Shqipërisë. Këtu nuk ka asnjë intrigë.
Pyesni Taulant Ballën pse u hoq ai shkrim, se sapo doli ai shkrim ky zotëria e nxori në faqen e tij. Ajo është gazetë serioze dhe nuk mund të botojë Taulant Balla aty. Prandaj e hoqën brenda 2 orësh ata”, u shpreh ndër të tjera Edi Paloka.
Ndërsa avokati që u tregoi shqiptarëve se Basha as nuk ka lobuar e as nuk ka paguar Ivi Kaso ka ka tjetër version qesharak
Gazeta shkruante në artikullin që më pas u fshi për lobimin rus. Bild” theksonte se paratë që kishte paguar Basha tek Nick Muzin kanë qenë për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE..
Ndërkohë, sipas Kasos, PD nuk është interesuar për këtë artikull, por beson se ndodh që shumë media në botë edhe ato prestigjoze ti fshijnë artikujt pasi është konfirmuar e vërteta.
Pjesë nga intervista në ABC
Taulant Balla ka publikuar artikullin e plotë, është hequr nga faqja zyrtare e “Bild”. Thuhet që zoti Basha ka bërë lobim dhe ka qenë për mos hapjen e negociatave.
Ky është artikull i Taulant Ballës. Mund të jenë vetëm deklaratat e zotit Balla, të cilat janë të vetmet që shqiptarët kanë dëgjuar, pasi që në vitin 2017 është po ky zotëri ka hedhur akuza të rënda dhe kanë ngelur vetëm të tilla. Në fund me një vendim të gjykatave, pas një zvarritje nga prokuroria ka thënë fjalën e vet. Dhe fjalën që drejtësia ka thënë eshte se nuk ka fakt penal.
E ka Bild këtë artikull. Ne si gazetarë u interesuam, ju jeni interesuar si forcë politike?
Besoj se nuk i takon forcës sonë politike. Është një media prestigjoze
Publikoi përgjimet…
Po sigurisht. Artikujt gjenden ende në faqen e Bild. Janë raste të njohura ku shpeshherë mund të publikohen ngjarje që lidhen me media të tjera dhe më pas hiqen ku konfimohen të pavërteta. Unë di që sot nuk ka një artikull. Nuk kam qenë i interesuar të investigoj. Mediat kanë të drejtë, por edhe zoti Balla ti drejtohen Bild.