Artisti Bujar Asqeriu, një mbështetës i flaktë i mosshembjes së Teatrit aktual Kombëtar, solli sot dy propozime, një për politikanët dhe një për diasporën dhe emigrantët shqiptarë.
Asqeriu u bëri thirrje politikanëve të korruptuar që të dorëzojnë plaçkën e vjedhur në Thesarin e Shtetit dhe sipas tij nga kjo pasuri mund të ndërtohehsin plot 10 tetaro të reja.
Në propozimin e tij të dytë, Asqeriu kërkoi që diaspora shqiptare të kontribuojë me nga 5 euro meqë vendi nuk ka para për ta rindërtuar teatrin.
Shqiptarët kanë nevojë për emocion, për ndjenjë, ne nuk duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet por të dëgjojë plagët e qytetarëve për t’i shëruar ato. Ne s’mund të të japim çelësat dhe t’i të vjedhësh shtëpinë tënde. Kam dy propozime për t’i ardhur në ndihmë qeverisë.
Para ca vitesh e mbani mend që qeveria nxori një vendim për amnistinë e qytetarëve që mbanin armë të fshehur anë shtëpi dhe unë prap u them shqiptarëve mos mbani armë, burracakët dhe hajnat mbajnë armë të fshehura. Shqiptarët armën më të fortë kanë zemrën, kanë fjalën dhe e kam vlerësuar shumë amnisti.
Unë propozoj një amnisti tjetër sot, për të gjithë ata që kanë vënë dorën në paranë publike, kanë përvetësuar nga paraja publike dhe e biznesit, t’i dorëzojnë në thesarin e shtetit. E para lajnë mëkatet dhe dyta, ta tregojnë një herë veten burra si rilindësit, të cilët shkrinë familjen e pasurisë së tyre për të bërë Shqipërinë. Kurse këta po shkrijnë pasurinë e Shqipërisë për t’u pasuruar vetë.
Ti paketojnë bukur dhe ti çojnë në thesarin e shtetit, mund të mos shkojnë vetë, por ti dërgojnë me njeri tjetër dhe të shihni ju që jo një teatër por mund të bëjmë 10 tetaro.
E dyta jam i sigurt, diaspora jonë dhe shqiptarët në të gjithë botën, t’u thuash që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri dhe shteti nuk ka lekë, jam i bindur që nuk ka shqiptar e biznes të mos japë pesë euro.
Teatri është i Tiranës, është i shqiptarëve, ndaj ta duam sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shpirt dhe këtë shpirt e plotëson ndërtesa./shqiptarja.com