Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me shprehje filozofike, ku ka zgjedhur thënie nga Sokrati për të përcjellë mesazhin se shpifja i takon vetëm humbësit, duke thumbuar kështu opozitën.
“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit”, ka shkruar kryeministri përbri fotos së Sokratit.