Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ditën e sotme rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës.
Ai tha se gjëja që e ka shqetësuar është se krimi po fiton betejën me shtetin.
Spartak Ngjela tha në Open:
“Një gjë duhet të kemi parasysh! Pyetja që bëhet është kjo: cila është arsyeja që këto vende trafikantësh kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë tranzit?
Ngaqë janë të sigurt?
Janë për dy arsye: E para, policia kriminale shqiptare nuk është në nivelin e krimit, krimi është përpara. Pse është mbrapa? Nuk ka para. Para ka krimi. Po aspekti i dytë? Është korrupsioni shqiptar, i cili spikat. Arrestohen dhe lirohen, ose nuk ndiqen fare. Pse! Atëherë hyn korrupsioni në mes. Qoftë shërbimet e fshehta, dyshoj se janë të implikuara, ose të paktën heshtin. Arsyeja e tretë: Kjo paaftësi e kësaj policie kriminale nuk vjen vetëm nga mungesa e parasë dhe korrupsioni. Gjëja që më ka shqetësuar është kjo. Unë në një program, pata deklaruar se jemi në pikën se kush do e fitojë luftën në Shqipëri, krimi apo shteti, shenjat janë që po e fiton krimi.”