Edhe pse ka kritikuar jo pak kryeministrin Edi Rama për shfaqjen e këtij të fundit herë pas here me atlete edhe në evente që imponojnë veshjen formale, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të jetë tepër praktik në mbledhjen e sotme të grupit.
Ai u pa të hynte në selinë blu i veshur sport dhe me atlete.
“Mirë që nuk kë ardhur me nallane!”, mësohet se ish-kryeministri Berisha i ka thënë Edi Ramë gjatë një ceremonie, ku ai ishte me atlete.
“Piktori dështak, pasi u nxor jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zëvendëspresidentin Pence në Podgoricë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet, për të cilat fiton më shumë përqeshje dhe tallje!” – shkruan Berisha në një nga statuset e tij.