OFL i ka lënë 48 orë kohë ish-kreut të bandës së Durrësit, Lul Berishës të deklarojë pasurinë e tij. Gjatë emisionit ‘Real Story’ gazetari Sokol Balla ka zbuluar mesazhin që i ka ardhur nga avokati i Lul Berishës, Detar Hysi ku shkruan:
‘’Z.Balla e ndjej si detyrim ligjor që t’ju them se pronat e Lulzim Berishës janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Lartë’’.
Edhe sot Lulzim Berisha tha se nuk ka se çfarë deklaroi pasi i janë sekuestruar kurse motra e tij tha se pronat e saj i janë rikthyer kurse të vëllait i janë sekuestruar të gjitha.