Në televizionin Top Channel, është transmetuar mbrëmë pjesa e parë e një dokumentari, ku shfaqet dëshmia e Zylfie Haklajt, motrës së Haklajve të Tropojës e cila akuzon Berishën, si urdhëruesin e vrasjeve të vëllezërve të saj.
Gjatë transmetimit të këtij dokumentari, ish kryeministri Sali Berisha, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan “Lemeri ne televizor! sb” dhe në një ekran shfaqet fytyra e Edi Ramës
Por ky reagim është pasuar nga komente të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Të shumtë ishin ata që i kërkojnë që të dëgjojë dëshminë e Zylfie Haklajt duke e fyer dhe kërcënuar se i ka duart e lyera me gjak dhe do japi llogari shumë shpejt. Ndërsa me Ramën as që mund të krahasohet madje edhe Rama është një nga viktimat e tij i shenjestruar dy herë për tu vrarë
Ja video e Berishës:
Lemeri ne televizor! sb
Publiée par Sali Berisha sur Mardi 4 février 2020