Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në SHBA ku po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme me disa nga figurat kyçe të politikës amerikane, e ka nisur ditën e sotme me një shprehje goditëse të ish-presidentit John Kenedy.
“Shumë shpesh i gëzohemi rehatllëkut të dhënies mend, pa u sikletosur të mendojmë”, është shprehja e John Kennedy që kryeministri Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale dhe që mbart një mesazh të qartë për të gjithë ata që hedhin akuza pa u menduar dhe pa fakte.