Nga Zef Mazi
Disa kohe me pare ish-ministrja e Jashtme e Greqise, Bakojanis, i rikujton qeverise te vendit te saj se Greqia duhet ta kape kete moment (lexo te veshtire per Shqiperine), dhe t’i kerkoje asaj qe te jape çka Berisha, kur qe kryeministrer, ia beri dhurate Greqise – 12 km vije detare – nga territori i saj detar.
Sipas Bakojanis, Greqia duhet ta shtoje, ta zgjeroje territorin, kufirin detar grek, me 12 km te tjera, ndersa Shqiperia duhet ta pakesoje ate, permes kesaj dhurate te viteve me pare. Bakojanis paturpesisht nuk ngurron edhe te kujtoje kundershtimin e Frances per hapjen e negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE. Çfare ajo thote, nenkupton se Franca beri shume mire dhe Greqia fshihet pas Frances, ndersa vete paraqitet se eshte ne favor te hapjes te negociatave.
Po te marresh qendrimin e Bakojanisit si precedent, del se Shqiperia ka bere gabim qe nuk e shfrytezoi situaten e tmerrshme te disa viteve me pare, kur i gjithe ai shtet falimentoi, nuk kishte asnje lek ne arken e shtetit, neper banka. Kjo erdhi nga keqperdorimi dhe vjedhja e parave te BE, FMN, plus e bankave te shteteve te medha te BE-se. Ajo situate ende nuk eshte kapercyer nga Greqia. Nese nuk do te jepej ndihma e madhe financiare nga Trojka per te ndihmuar Greqine te nxjirrte disi koken nga uji, ky falimentim do ishte edhe me i dhimbshem.
Gjykata Kushtetuese e nje vendi eshte organi suprem i drejtesise qe vendos nese vendime te ndryshme ne nivele te ndryshme, perfshjire ato te qeverise, jane ose jo ne kundershtim me kushtetuten e vendit. Pasi ceshtja u dergua nga Partisa Socialiste ne kete Gjykate per shqyrtim, Gjykata e shqyrtoi imtesisht ceshtjen dhe mori vendim unanim se ajo “dhurate” e Berishes ishte plotesisht anti-kushtetuese. Ajo kesisoj u hodh poshte.
Eshte e njohur nga te gjithe, ndoshta vetem nga Bakojanis dhe disa politikane greke, se kur flet drejtesia, politika pushon, mbyll gojen. Nese ajo vazhdon te llomotise, askush nuk e merr parasysh kete gje. BE-ia ben mire qe te flase ne kete rast dhe t’ua mesoje mire si Bakojanisit ashtu edhe disa politikaneve te tjere greke, perfshire qeverine, se kjo gje – kur flet drejtesia, politika pushon, mbyll gojen”, eshte universalisht e njohur dhe e zbatueshme kudo.
Politika dhe qeveria shqiptare duhet te flase pa hezitim per kete te vertete dhe t’ia beje te qarte te gjitheve ne Greqi, duke filluar nga Qeveria, se kjo çeshtje nuk egziston, ajo eshte mbyllulr nga Gjykata Kushtetuese e vendit, dhe çeshtja nuk duhet ngritur fare, sepse nuk te çon askund!
*Ish- ambasador i RSH prane Agjensise Nderkombetare te Energjise Berthamore dhe ish-ssistent Special per Strategjine i drejtorit te Pergjithshen te kesaj agjensie