Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nis mëngjesin e sotëm me një shprehje mjaft domethënëse të autores dhe aktivistes politike, Helen Keller. Sipas shprehjes së saj e keqja më e madhe e njeriut është që të ketë sy dhe të mos shikojë, sesa kur nuk shikon në të vërtetë.
Kjo shprehje e shpërndarë nga kryeministri Rama vjen edhe si një ‘thumbim’ ndaj opozitës, e cila e akuzon se e ka çuar vendin në krizë dhe populli është në terr për diturinë, mjekësinë dhe çdo fushë të jetës.
“E vetmja gjë më e keqe se të jesh i verbër është të kesh sy dhe të mos shikosh”, është shprehja e Helen Keller që kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm.