Brooke Burke kërkoi divorc të premten nga bashkëshorti David Charvet. Ish-prezantuesja e Dancing With the Stars është duke kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të të dy fëmijëve të tyre.
Dhe të hënën, 46-vjeçarja, ish modele e Playboy, theu heshtjen duke i dhënë fund martesës së saj prej shtatë vjetësh. Bukuroshja zeshkane foli me ModernMoms e tha se ajo është ‘thellësisht e pikëlluar’, por duhet ta bëjë këtë për familjen e saj.
Modelja tha: ‘Ju mund të keni dëgjuar se Davidi dhe unë jemi duke u divorcuar. Ne jemi përpjekur ta mbajmë ndarjen tonë private për njëfarë kohe, nga respekti për fëmijët dhe familjen tonë. Megjithëse besoj se ky është një ndryshim pozitiv, jam thellësisht e pikëlluar, sepse e dashuroja martesën “./PamfletiMAGAZINE