Moderatorja Fjodora Fjora para pak ditësh ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të folur rreth rëndësisë së diamanteve dhe botoxit në ditët e sotme. Ajo u shpreh se diamantet dhe gurët e çmuar janë aksesorë të nevojshëm çdo femër dhe nuk duhet të mungojnë në sirtarin e tyre.
Për më tepër moderatorja tregoi se dikur kishte mbajtur një palë vathë të çmuar shumë të kushtueshëm. “Kam mbajtur një palë vathë që kushtonin sa një shtëpi. Nga meraku i prekja herë pas here që të shihja janë aty”, u shpreh Fjodora.
Megjithatë së fundmi moderatorja ka sqaruar se ka qenë e gjitha një keqkuptim, se vathët nuk ishin të saj por ajo thjesht i reklamonte.
“Per miqte e mi gazetare te portaleve… nese nuk ju dhimbsem une, ju lutem kujtoni qe kam femije per te rritur…e mos me vini mbi shpatulla teorira qe kam vathe qe kushtojne sa nje shtepi…nje shprehje e shkeputur nga nje emision uroj t’ju kete shtuar juve lexuesit, por mua personalisht me ka shtuar stresin nga komentet e njerezve! Do ju lutesha te kuptoni dhe mirekuptoni, se si nje nene, prind i vetem e si nje njeri qe punoj shume nga mengjesi ne darke per tja dale mbane me vjen keq kur abuzohet ne kete menyre!!
Unë nuk kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi. Unë kam fatin që bashëkpunoj me firmat më të njohura që më respektojnë dhe më kërkojnë të reklamoj bizhuteritë e tyre në evente të ndryshme ku marr pjesë”, shkruan ajo.