Une kam humbur gjithe kete nate te 7 shkurtit tend, pas fotografive. Te rralla dikur… Madje disa te mbetura ne film 8 mm, te cilave ndoshta do t’u vije dita te gjendet nje vend per t’u zhvilluar. .. Vetem historia se si na kane grabitur se bashku me orendite e shtepise edhe keto fotografi te dikurshme dhe si , te hedhura ne rruge, u gjenden ato perseri, eshte nje histori me vete.
Sot keto foto per kedo jane te pafund. . Po te mos ishin ato as ne te dy nuk do ta dinim se nuk jemi me 23-25 vjeçare, si ishim kur jemi pare per here te pare. Sepse thelle thelle ne e dime se jemi po ata. Dhe jane te tjeret qe na shohin ndryshe.
Ky lloj numuri shumes ngandonjehere te mundon. Sepse ne perpiqemi te jemi te ndryshem.
Si i thone? Te jemi vetvetja. Shume e veshtire kjo per ne te dy, aq me teper se kemi disa vepra kinematografike se bashku dhe se bashku pothuaj 50 vjet. Dhe kjo do te thote se gjithashtu se bashku kemi predispozite te jemi kokeforte .Por prape se prape habia ime me e madhe ka qene kur kam kuptuar se edhe disa fate familjare, i kemi te ngjashme me njeri tjetrin. Ç’eshte e verteta une i ndruhem cdo lloj asimilimi, si kuptohet edhe nga mbiemri im. Por pas kaq vjetesh qe jemi bashke une e di se vetem te ti une mund te fitoja lirine time. Qofte se liria e pare , jane femijet. Sigurisht per grate.
Por ne kemi pasur edhe me shume fat kur kemi krijuar se bashku gjithe jeten tone.
Ne se me duhet te veçoj dicka te bukur me duhet te them se ti me ke bere me teper mesdhetare. Bukur apo jo? Atje ku ka lindur vera qe do te pime me rastin e 75 vjetorit tend. Ndoshta ne Mallakastren tende. Ndoshta ne Bylis. Gezuar 75 vjetorin tend me vere dhe fotografi !